Thaçi uron Fitër Bajramin: Ju dëshirojë tolerancë dhe mirëqenie në familje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ua ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Lajme

14/06/2018 19:14

 

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët pa dallime etnike dhe fetare po i forcojnë dhe kultivojnë vlerat e përbashkëta në shërbim të paqes.

Postimi i plotë:

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, një muaji me përplot përkushtim, adhurim, devotshmëri dhe fisnikërim shpirtëror, vjen edhe festa e Fitër Bajramit. Besimtarëve myslimanë ua uroj këtë festë, duke ju dëshiruar sa më shumë tolerancë, mirëkuptim dhe mirëqenie në familjet e tyre. Qytetarët tanë, pa dallime etnike dhe fetare, çdoherë e më shumë po i forcojnë dhe kultivojnë vlerat e përbashkëta në shërbim të paqes./Lajmi.net/