Thaçi udhëton për Japoni, merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur sot për në Japoni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito, të martën, më 22 tetor.

Lajme

20/10/2019 15:46

Siç njofton kumtesa, në ceremoninë zyrtare do të marrin pjesë 2600 mysafirë nga e tërë bota, ndër ta edhe shumë burrështetas.

Ceremonia zyrtare e kurorëzimit të Perandorit Naruhito bëhet gjashtë muaj pasi ka trashëguar fronin nga babai i tij, Perandori Akihito, i cili ka abdikuar në prill të këtij viti.

Presidenti do të pritet në takim zyrtar edhe nga kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ndërsa në ceremoninë zyrtare pritet të takojë edhe përfaqësues tjerë të shteteve pjesëmarrëse. /Lajmi.net/