Thaçi: U rrëzua propozimi rus dhe serb për shtyrje të votimit në UNESCO

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, rrëzimin e propozimit të Serbisë për ta shtyrë votimin e ka cilësuar si fitore procedurale.

Lajme

09/11/2015 13:08

Ai ka thënë se Kosova ka fituar një betejë procedurale në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s, ndërsa ka informuar se është rrëzuar propozimi rus dhe serb për shtyrje të votimit. Këto komente ministri Thaçi i ka bërë në rrjetin social facebook

Shkrimi i plotë i Hashim Thaçit:

“U fitua një betejë procedurale për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s. U rrëzua propozimi rus dhe serb për shtyrje”.