Thaçi u premton komunave ndihmë në kapërcimin e krizës së ujit

Kryeministri Hashim Thaçi ka mbështetur iniciativën për ruajtjen dhe kursimin e secilës pikë të ujit. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve për kursim të ujit si dhe ju ka premtuar ndihmë komunave në kapërcimin e krizës së ujit, e cila ka përfshirë Kosovën.

Lajme

19/02/2014 12:32

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i është bashkangjitur iniciativës për kursimin e ujit.

Ai ka bërë ‘share’ në llogarinë e tij në Facebook faqen ‘Pika Pika’, e cila është një iniciativë për ruajtjen dhe kursimin e secilës pikë të ujit.

Thaçi, gjithashtu, u ka bërë thirrje qytetarëve për kursim të ujit.

“Jemi duke eksperiencuar një stinë shumë të thatë me shumë pak shi apo borë”.

“Qeveria do t’i ndihmon komunat që ta kapërcejmë këtë krizë të ujit, por çdo qytetar ka obligim të jep kontribut në kursim dhe shfrytëzim racional të ujit”.

“Bashkëngjituni kësaj fushate si dhe aksioneve tjera qytetare për më shumë edukim rreth ujit dhe shfrytëzimit të tij”.