Thaçi thotë se preferon të bëhet President me votën e popullit të Kosovës
Hashim Thaçi, lider i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në një prononcim të shkurtër për lajmi.net, ka thënë se është pro zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Republikës përmes votës së popullit.
Lajme
Zëvendëskryeministri i Parë, i cili sipas marrëveshjes politike që ka me partnerin e tij të koalicionit (LDK), në 2016 pritet të bëhet president i vendit, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të fillojë një fushatë për ta shpalosur platformën e tij për të parin e vendit.
“Ne nuk mund të shpikim president, por për qytetarët duhet të jetë e qartë se kush duhet të jetë president, që në asnjë mënyrë të mos i befasojmë qytetarët apo deputetët me idetë tona ‘ad hoc’”, ka thënë Thaçi për lajmi.net.