Thaçi thotë se Kombëtarja e Kosovës po na bën krenarë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka uruar fitoren Kombëtarës së Kosovës në ndeshjen me Malin e Zi.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/10/Kosovaaaaaa-600x360.jpg)
Lajme
Thaçi ka thënë se ishte një fitore shumë e rëndësishme për Kosovën .
“Një fitore shumë e rëndësishme për Kosovën, që i jep gjallëri edhe më shumë ëndrrës sonë për kualifikim. Një lojë e mrekullueshme e djemve tanë, me të cilët çdo gjë duket më e lehtë në fushën e gjelbër. Faleminderit që po na jepni kaq shumë emocione dhe po na bëni kaq shumë krenarë!”, ka shkruar presidenti në Facebook.
Kombëtarja e Kosovës mposhti Malin e Zi me rezultat 2:0. /Lajmi.net/