Thaçi thotë se Komandant Kumanova ishte një nga luftëtarët më të mëdhenj të UÇK-së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 21 vjetorin e rënies ka përkujtuar Ismet Jasharin i njohur si Komandant Kumanova.

Lajme

25/08/2019 10:25

Thaçi përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar atë si një nga luftëtarët më të mëdhenj të UÇK-së, ndërsa ka shtuar se sakrifica e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është dëshmia e vlerave kombëtare të luftës tonë.

Postimi i plotë i Thaçit:

Në 21 vjetorin e rënies, kujtojmë Ismet Jasharin – komandant “Kumanovën” njëri nga luftëtarët më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sakrifica e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është dëshmia më e mirë e vlerave kombëtare të luftës sonë, së cilës iu bashkuan luftëtarë nga të gjitha trojet shqiptare. /Lajmi.net/