Thaçi takon shoqatën e shqiptarëve në Nju Jork, vlerëson lartë kontributin e tyre për liri e pavarësi
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në Nju Jork të SHBA-ve ka takuar shoqatën më të vjetër të shqiptarëve atje.
Lajme
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka shkruar se ka pasur një bashkëbisedim miqësor me bashkëkombasit, transmeton lajmi.net.
“Liria dhe pavarësia e Kosovës, të arriturat e Kosovës, të tërë shqiptarëve janë të lidhura ngushtë me punën e vyeshme, me guximin dhe me sakrificën e diasporës shqiptare”, ka shkruajtur ai.
Postimi i plotë:
Në Nju Jork të SHBA-së isha në selinë e Vatrës, shoqatës më të vjetër shqiptare, ku u prita nga kryetari i ri i saj, Elmi Berisha, dhe nga anëtarët e kësaj shoqate. Pata një bashkëbisedim të përzemërt, miqësor e të hapur me bashkëkombësit. Liria dhe pavarësia e Kosovës, të arriturat e Kosovës, të tërë shqiptarëve janë të lidhura ngushtë me punën e vyeshme, me guximin dhe me sakrificën e diasporës shqiptare. /Lajmi.net/