Thaçi takon bashkëkombës në Vjenë

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Vjenë të Austrisë është takuar me dy bashkëkombës.

Lajme

26/04/2015 14:58

Ai përmes rrjetit social Facebook ka treguar se me shqiptarë i ka rastisur të takohet ngado që shkon.

“Kudo që shkoj, nga Amerika në Azi, takoj shqiptarë me shqiponjë në zemër që më afrohen për një foto a një fjalë me mall për mëmëdhe. Të tillë ishin edhe këta dy djelmosha që punonin në një kafeteri të famshme vjeneze”, shkruan Thaçi në përshkrimin e fotografisë së postuar.