Thaçi s’mund ta krijoj Fondin e Punësimit

Hashim Thaçi, nuk do të mund ta krijojë Fondin e Punësimit prej 1.5 miliardë euro, pa votat e opozitës dhe ndryshimin e eventual të ndonjë ligi, ka thënë analisti Leon Malazogu. 

Lajme

17/05/2014 22:07

Kryeministri në largim Hashim Thaçi, krijimin e Fondit të Punësimit prej 1.5 miliard eurosh, nuk ka lënë pa e përmendur në çdo vizitë të tij që i ka bërë bizneseve në cilësinë e kryeministrit të vendit. Por, sipas analistit Leon Malazaogu, Thaçi nuk mund të krijojë një fond të tillë pa votën e opozitës dhe ndryshimin e disa ligjeve.

Ai në një prononcim për lajmi.net, tha se krijimi i Fondit të Punësimit më shumë është qëndrim politik i Thaçit.

“Parimisht ata duhet marrë si deklarate të  një kryetari të partisë që e ka në pjesë të programit. Ai si kryeministër nuk mund të merr vendim tani dhe parimisht  nuk ka vendim formal për krijimin e tij, ai është më shumë qëndrim politikë që në të ardhmen mund të angazhohet për krijimin e këtij fondi por, të cilën nuk mund ta bëjë vetë që gjithsesi i duhet edhe votat e opozitës e ndoshta këto mund të mos mjaftoj do të kërkohet ndryshime të ligjeve” .

“Për momentin më shumë është një premtim elektoral si kryetar i partisë”, tha Malazogu.

I pyetur se a po e shfrytëzon kryeministri Thaçi, pozitën e tij për të bërë fushatë, Malazogu tha se posti i kryeministrit është në fushatë tërë kohën, por qytetarët duhet ta vlerësojnë se të arriturat e prezantuara janë fushatë apo jo.

“Kryetari i partisë është gjithnjë edhe kryeministër i vendit. Gjithmonë posti i kryeministrit është në fushatë domosdo se i jep një rol të dyfishtë, sigurisht se i jep një farë epërsie kryeministrit, do të mund të inauguroj ndoshta diçka që ka pas sukses pikërisht në atë kohë, kjo varet edhe nga votuesit nëse janë të zgjuar dhe mund të dallojnë kur sukseset janë për nj mend apo kur janë lansuar në kohë të zgjedhjeve por kjo mund ti kthehet edhe bumerang”, tha Malazogu, për lajmi.net.

Kryeministri në largim Hashim Thaçi, njëherit kryetari i PDK-së, të martën gjatë prezantimit të programit të tij ekonomik “Misioni i Ri”, ka thënë se në mandatin e tij të ardhshëm  4-vjeçar, synimi kryesor i tij është krijimi i një Fondit të Punësimit prej 1.5 miliard eurosh, punësimi i 200 mijë njerëzve, dyfishi i prodhimit vendor si dhe reformimi i arsimit.