Thaçi shkon në Beograd?

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi së shpejti do të shkojë në Beograd.

Lajme

14/04/2015 22:53

Kështu bëjnë të ditur burimet e Klan Kosovës, ku thuhet se Thaçi do të shkojë në Beograd me ftesë të organizatës joqeveritare “Ambasadorët e Paqes”.

Po i njëjti burim thotë se në këtë takim do të jenë të ftuar edhe katër ministrat tjerë të shteteve të Ballkanit.

Sipas Klan Kosovës, ky zhvillim e ka vënë në siklet Beogradin zyrtar, ndërkaq për këtë gjë po bëhet një presion i madh nga BE-ja.