Thaçi: Rusia duke e njohur Kosovën do ta ndihmojë Serbinë, do e lirojë nga një mik i rrejshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se samiti i Sofjes është mundësi e jashtëzakonshme dhe është mundësi unike për Kosovën.

Lajme

16/04/2018 11:57

Sipas presidentit Thaçi, kryeministri bullgar Boyko Borissov, ka sjellë një unitet të vendeve të rajonit.

“Bullgaria ka qenë model i integrimit të shpejtë ne Bashkimin Evropian”, ka thënë ai, raporton lajmi.net.

“Edhe pas takimit që kam pasur me Hahn (Komisioner evropian për zgjerim Johannes Hahn) dhe Mogherini (Shefe e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini), kam parë që Kosova është duke ecur në hapa të shpejtë përpara dhe drejt integrimit”, tha Thaçi.

Më pas Thaçi ka thënë: “Rikthesoj se Kosova është pjesë e qëndrimeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve kur vije puna tek sanksionet. Neve nuk na pengon raporti Serbi-Rusi, mirëpo Rusia duke e njohur Kosovës do ta ndihmojë edhe Serbinë, sepse do ta lirojë atë nga një mik i rrejshëm.”

Tutje, gjatë konferencës për media pas takimit me kryeministrin bullgar, Thaçi ka thënë se Kosova ka plotësuar 95 kritere të BE-së ku bën pjesë edhe lufta kundër korrupsionit.

“Ne po i përfundojmë detyrat tona për çdo  ditë drejt një të ardhme më të qartë, mirëpo jemi në dijeni se kjo luftë është një proces i vazhdueshëm dhe jo një akt ose vendim”, ka thënë ai.  /Lajmi.net/