Thaçi: Rruga e Kosovës është e pandalshme, do të aplikojmë sërish për në UNESCO

Pas dështimit të Kosovës për t’u pranuar në UNESCO, ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi.

Lajme

09/11/2015 14:05

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk do të ndalet dhe do të vazhdoj aplikimin nëpër organizata ndërkombëtare, duke përfshirë këtu aplikimin e sërishëm për anëtarësim në UNESCO.

“Shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën absolute të nevojshme. Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë.”

“Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë. Zoti ju bekoftë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Thaçi. /lajmi.net