Thaçi: Republika është forcuar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, një herësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara sot, shënojnë progres.

Lajme

25/08/2015 23:56

Sipas tij, kjo marrëveshje është një investim në të ardhmen evropiane të fëmijëve tanë dhe se Republika është forcuar.

Postimi i plotë i Thaçit:

Marrëveshja e nënshkruar sot shënon progres në telekom, integrimin energjetik, asociacion, barrikadën në lumin Ibër. Është ky nje investim në të ardhmen europiane të fëmijëve tanë. Benefitet ekonomike dhe politike janë të qarta ndërsa tani presim edhe hapa të përshpejtuar në nënshkrim të MSA, integrim në NATO, liberalizim vizash, anëtarësi në UNESCO, INTERPOL dhe Këshill të Europës. Kjo përkthehet në stabilitet dhe investime ekonomike. Republika është forcuar. HTH