Thaçi reagon pas votimit të qeverisë: Ditë e rëndësishme për demokracinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas votimit të suksesshëm të qeverisë Hoti në Kuvendin e Kosovës.

Lajme
Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re, shkruan lajmi.net.
Sipas Thaçit, kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe qytetarët e vendit.
Postimi i plotë:
I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.
Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike. /Lajmi.net/