Thaçi prezanton nesër Misionin e Ri

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, i cili do të përpiqet të fitojë edhe një mandat tjetër në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, do të prezantojë të martën planin e tij për Misionin e Ri.

Lajme

12/05/2014 17:10

Thaçi në profilin e tij në Facebook ka thënë se tërë vitin ka takuar biznese dhe punëdhënës të Kosovës dhe se të martën do të prezantojë planin e tij për krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik.

“Tërë vitin kam takuar biznese dhe punëdhënësit e Kosovës ndërsa nesër do ta prezantoj planin tim për Misionin e Ri dhe Fondin e Punësimit – krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik. Bëjani share nëse besoni në Misionin e Ri”, ka shkruar Thaçi në Facebook.