Thaçi pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim lamtumirës shefin e deritashëm të EULEX-it, Gabriele Meucci, të cilin e falënderoi për punën e tij dhe bashkëpunimin e mirë në vitet sa ka shërbyer në Kosovë.

Lajme

13/06/2016 13:21

“Ju falënderoj për punën që keni bërë. Keni udhëhequr me sukses një organizatë komplekse dhe këtë e keni bërë falë urtisë dhe qetësisë tuaj”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti shtoi se EULEX-i është mision i suksesshëm dhe se do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë, ndonëse me mandat të ri, që do të reflektojë realitetin kosovar.

“Bashkëpunimi me institucionet kombëtare ka qenë çelësi i suksesit të misionit”, tha Thaçi.

Shefi i EULEX Meucci falënderoi gjithashtu për bashkëpunimin dhe vlerësimin për EULEX-in.