Thaçi: Opozita do të ndalet; edhe nëse nuk ndalet, s’do të ketë sukses

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në Zona B të Klan Kosovës se politikanët serbë në takimet private të përbashkëta e pranojnë se Kosova është e pavarur.

Lajme

26/10/2015 21:14

E plotësuar

Duke folur për reagimin që planifikon të bëjë qeveria nëse opozita vazhdon me veprime të dhunshme për të bllokuar punën në Kuvend, Thaçi ka thënë se mendon se opozita nuk ka më vullnet e guxim që të vazhdoj me veprime të tilla.

“Nuk mendoj se opozita do të ketë vullnetin dhe guximin qytetar e politik për të vazhduar me veprime te dhunshme në Kuvendin e Kosovës. Por çfarëdo veprime që të ndërmarrin ata, unë garantoj se ata nuk do të mund të bllokojnë punën e kuvendit, as te qeverisë dhe institucioneve të vendit”, ka thënë Thaçi.

—————-

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se dy parti nga Opozita mezi presin të hyjnë në qeveri dhe për këtë kanë shprehur interes.

“Është e vërtetë se dy parti mezi presin të hyjnë në Qeveri edhe vazhdimisht dërgojnë mesazhe se duan të hyjnë në qeveri dhe të dalin nga kjo situatë. Madje edhe gjatë seancës së kaluar ka pasur mesazhe prej deputetëve të tyre dhe njëri nga liderët e tyre.  Dhe Vetëvendosja ta then qafen pastaj”, ka thënë Thaçi.

YouTube player

———————–

Thaçi ka thënë se politikat e Lëvizjes Vetëvendosje janë të ngjashme me politikat e partisë së ekstremit të djathtë në Greqi, Agimin e Artë.

Sipas Thaçit qëndrimet ekstreme të VV-së janë të njohura që 15 -16 vite, por siç ka thënë ai, po e habisin veprimet e ish bashkëluftëtarëve të tij, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, që janë bërë “mbrojtje e afërt” e VV-së.

YouTube player

—————–

Duke folur për përurimin e fundit të aneksit të autostradës Prishtinë-Shkup, Thaçi ka thënë se Kosova ka një infrastrukturë më të zhvilluar në rajon.

“Kosova nuk mund të krahasohet me Suedinë e Gjermaninë, por për në rajonin tonë ka infrastrukturë më të zhvilluar…Shiko infrastrukturën lokale dhe regjionale të Serbisë, është shumë më e dobët se e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

—————–

Thaçi tha se është mirë që edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve serbe më në fund u deklaruar se edhe de facto edhe de jure Serbia nuk ka prezencë në Kosovë.

YouTube player