Thaçi: Planet tona po realizohen, po punojmë çdo orë e çdo ditë për UNESCO

Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, vlerëson se planet e tyre po realizohen një nga një.

Lajme

27/10/2015 18:27

Ai thekson se pas nënshkrimit të MSA-së, siç e quan ai, hapi i parë formal drejt anëtarësimit në familjen evropiane, sipas tij po punohet çdo orë dhe çdo ditë për UNESCO, raporton lajmi.net.

Ndërsa, pranon se pos liberalizimit të vizave, sipas tij, shumë shpejt do të fillojnë edhe 3 procese tjera të anëtarësimit./lajmi.net

 

Ky është postimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook:

Planet tona po realizohen. Një nga një. U nënshkrua MSA, hapi i parë formal drejt anëtarësimit në familjen europiane. Po punojmë çdo orë dhe çdo ditë për UNESCO, ndërsa pos liberalizimit të vizave – shumë shpejt do të fillojmë edhe 3 procese tjera të anëtarësimit, thelbësore për identitetin tonë shtetëror dhe zhvillimin ekonomik, shoqëror por edhe ushtarak. Falënderoj miqt nga BE dhe SHBA. Së bashku kemi filluar projektin e lirisë dhe pavarësisë, së bashku do hyjmë në BE dhe NATO. HTH