Thaçi pi kafe, pak orë para protestës

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, po e shijon “qetësinë para stuhisë”.

Lajme

18/04/2015 12:57

Së bashku me disa persona tjerë, është parë duke kaluar nëpër sheshet kryesore të Prishtinës, për t’u ndalur në njërën nga kafiteritë,  të cilën, zakonisht ai e frekuento për të pirë kafe, e që gjendet fare pranë selisë së PDK-së.

Në shoqërinë e tij ishte edhe ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku.

Thaçi gjatë javës duke folur për protestën e opozitës ka akuzuar ata se po tentojnë ta marrin dhunshëm pushtetin.

foto (1)