Thaçi: Për institucionet u sakrifikuan shumë gjenerata, ato nuk mund t’na tjetërson askush

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festë së 28 Nëntorit, ka uruar gjithë shqiptarët.

Lajme

28/11/2015 10:16

Ai ka thënë se për këtë ditë u sakrifikuan shumë gjenerata që të vendi të ketë institucionet e veta.

Thaçi në një postim në Facebook, të cilin e ka shoqëruar edhe me një fotografi të Flamurit Kombëtar, ka shkruar se të drejta për ta pasur institucionet tona nuk do të  mund t’i tjetërsojë as një okupator e asnjë dhunues, raporton lajmi.net.

“Shumë gjenerata sakrifikuan të kemi të drejtën ta valojmë flamurin, të shprehemi shlirë, të kemi të drejtën e votës, të kemi Kuvend ku kuvendojmë, t’i kemi institucionet tona.

“Këto të drejta asnjë okupator, asnjë dhunues kurrë nuk do t’na tjetërson sepse kemi obligim t’i ruajmë edhe për gjeneratat që vijnë. Të gjithë shqiptarëve kudo që janë urime Dita e Flamurit, festoni në paqe dhe dashuri me njëri-tjetrin. Zoti ju bekoftë juve dhe Republikën e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.