Thaçi për akuzat ndaj Haxhiut: E kam për obligim që edhe opinioni publik të dijë të vërtetën
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka komentuar për akuzat që i ka bërë karshi Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme
“Nuk jam president teknik, por politik. Nuk jam i ftuar natën e fundit të bëhem president, por ka qenë një proces i rrjedhshëm i legjitimitetit qytetar. S’kam çka të shtoj më tepër nga ato që kam deklaruar, pasi kjo çështje i takon autoriteteve kompetente të drejtësisë”.
“S’mendoj që dikush ka qenë më i hapur dhe më i drejtpërdrejtë në çështjet që i ka ngritur prej liderëve politik”.
Thaçi vlerëson se të qenurit në pozitën e presidentit, nuk ia ndalon të drejtën për të thënë atë që sipas tij, është e nevojshme për interesin e shtetit.
“Shqetësimet që kam ngritur në publik, janë nga institucionet e sigurisë tek unë dhe unë pastaj i kam ngritur te organet e sigurisë dhe në raport me opinionin publik”, ka thënë Thaçi në Rubikon në Klan Kosova.
Presidenti ka folur edhe për akuzat që i ka bërë për ish Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për të cilën ka thënë ka thënë se familjarët e saj, janë të involvuar në kontrollin e laboratorëve të drogës.
“E kam për obligim që edhe opinioni publik të dijë të vërtetën dhe të jetë i informuar me kohë. Shumë mirë që kanë qenë publike, do të ishte papërgjegjshmëri e imja nëse nuk do të ishin publike”.