Thaçi: PDK do të votojë për EULEX-in dhe Gjykatën Speciale

Hashim Thaçi thotë se partia e tij do të votojë unanimisht pro vazhdimit mandatit të EULEX-it dhe Gjykatës Speciale. 

Lajme

22/04/2014 16:49

Kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë sot se partia e tijë do të votojë pro vazhdimit të mandatit të EULEX-it dhe themelimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Pas takimi të Kryesisë së dhe Grupit Parlamentar të PDK-së, Thaçi u shprehi qëndrimin pro votimit të këtyre dy pikave.

“Partia Demokratike e Kosovës, Kryesia dhe Grupi Parlamentar, kanë një qëndrim unikë politikë konsensual të përbashkët, dhe do të voton nesër pro letërkëmbimit të Presidentes me Baroneshën Ashton, që ndërlidhet drejtpërdrejt me procesin e tranzicionit të EULE-it dhe themelimin e Gjykatës së Veçantë”, tha Thaçi.

I pyetur se kur do të ndodhë shpërbërja e Kuvendit, Thaçi nuk ka dhënë ndonjë datë por, është shprehur se për këtë do të vendos pozita.

“Ne do ta respektojmë Kushtetutën, ligjet dhe natyrisht për këtë vendos mazhoranca”

Kreu i PDK-së, ditë më parë pati thënë se Gjykata Speciale për Krime Lufte është një padrejtësi për Kosovën, por se, sipas tij, ajo duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës.