Thaçi panelist në mesin e liderëve dhe ekspertëve botëror
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Montreal,në Kanadë që do të mbahet nga data 11 deri më 14 qershor.
Lajme
Sipas listës së folësve, presidenti Thaçi do të jetë pjesë e panelit “Evropa në udhëkryq”, ku do të diskutohet për perspektivën evropiane të Shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian.
Presidentin Thaçi, do të jetë në mesin e katër panelistëve tjerë e ndër ta është edhe ish-kryeministri i Kanadasë, Jean Chretien .
Forumi Ekonomik Ndërkombëtar promovon dialogun për çështje nacionale dhe globale, derisa në konferencën në Montreal priten të marrin pjesë qindra lider nga mbarë bota, në mesin e tyre edhe ish sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon.
Pjesëmarrësit e këtij forumi përfshijnë personalitete kryesore nga bota e biznesit, krerë shtetesh, si dhe përfaqësues të shumtë të qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile./Lajmi.net/