Thaçi nuk flet në Prizren për Mujën

Hashim Thaçi, gjatë vizitës në Prizren, takoi strukturat partiake. Ai vendosi që të mos flasë për mediat lidhur me dënimin e Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujën.

Lajme

15/03/2014 17:54

Kryeministri Hashim Thaçi nuk ka folur asnjë fjalë për vendimin e Gjykatës për dënim me 2 vjet burg të Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, kur të shtunën e kaloi në Prizren, ku shkoi për t’i takuar strukturat e PDK’së.

Në takimin me strukturat e PDK’së në këtë qytet, ai ka kërkuar vetëm mobilizim për zgjedhjet nacionale.

“PDK posedon rifuqizim të energjisë për fitoren e radhës në zgjedhjet e sivjetme”, ka thënë Thaçi.

Edhe Nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar mobilizim maksimal dhe të përcillet “mesazhi i punës që PDK ka bërë në Prizren.”

Thaçi dhe Hoxhaj në fjalimet e tyre nuk kanë folur asnjë fjalë për situatën e krijuar në Prizren, pas dënimit të Ramadan Mujës.

Ata pas fjalimeve, kanë kërkuar që mediat të largohen nga takimi, i cili pastaj është mbajtur me dyer të mbyllura.