Thaçi niset për New York

Kryeministri Hashim Thaçi do të prezantojë në New York progresin e arritur në Kosovë gjatë periudhës mes dy debateve të KS të OKB’së.

Lajme

18/11/2013 11:11

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, udhëtoi sot për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në debatin e radhës për Kosovën që do të mbahet në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.

Gjatë këtij takimi, siç njofton Zyra për Informim e Qeverisë, Kryeministri Thaçi do të prezantojë progresin e arritur në Kosovë gjatë periudhës mes dy debateve të KS të OKB’së.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë nesër raportin e rregullt tremujor të radhës të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon mbi Kosovën, raport në të cilin situatën e përgjithshme të sigurisë ai e përshkruan si përgjithësisht të qetë, ndërkohë që ka vlerësuar përparimet në përgatitjen e zgjedhjeve, përfshirë edhe veriun e Kosovës.