Thaçi: Ngadalësimi i procesit të integrimit në BE, bën rajonin më të rrezikshëm

Konferenca ndërkombëtare, Germia Hill po vazhdon punimet e saj në Prishtinë.

Lajme

02/02/2016 18:21

Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi foli për rritjen e ndikimit të Rusisë në rajon por edhe rritjen e fundamentalizmit.

Thaçi tha se sa më ngadalë integrohet rajoni i Ballkanit në BE, aq më shumë ka rrezik për rritjen e fundamentalizmit dhe ndikimit të Rusisë, raporton lajmi.net.

“Sa më shumë që BE e ngadalëson procesin e integrimit të rajonit tonë, aq më e paqartë dhe e rrezikshme do të jetë e ardhmja e rajonit tonë”.

“Kemi edhe grupe politike që janë duke rritur infuencën nacionale në vendet në rajon dhe janë kundër bashkëpunimit, kundër marrëveshjeve që arrihen”.

“Sa më i ngadalshëm është integrimi i rajonit aq më i rrezikshëm bëhet ndikimi i Rusisë por edhe rritja e fundamentalizmit islamik”, tha Thaçi./lajmi.net