Thaçi në konferencën për bashkëpunim rajonal në Bruksel

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, do të jetë pjesë e panelit të sotëm për zgjerim dhe ndërlidhje në konferencën për bashkëpunim dhe zgjerim në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të “Ditës së Bashkëpunimit Rajonal”.

Lajme

06/05/2015 09:21

Në këtë konferencë të nivelit të lartë, e cila është vazhdimësi e asaj të Berlinit dhe vjen para konferencës së Vjenës, do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të shteteve të rajonit dhe deputetë të Parlamentit Evropian.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, konferenca organizohet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Zyra Përfaqësuese e Landit të Baden-Württembergut në Bashkimin Evropian, si dhe nga Fondi Evropian për Ballkanin. Në mesin e folësve kryesorë janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe komisioneri i BE-së për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negoaciatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.