Thaçi në Gjermani: BE të ndërpresë izolimin e padrejtë të Kosovës

Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi në takimin me Grupin Parlamentar për Europën Jug-Lindore, ka kërkuar që të ndërpritet izolimi i padrejtë për Kosovën.

Lajme

02/03/2015 13:08

Thaçi në vizitën e tij dyditore në Gjermani, takimin e parë e ka zhvilluar me

Grupin Parlamentar për Europën Jug-Lindore, i kryesuar nga deputeti Peter Ëeiss nga radhët e CDU-së, që përfshinë përfaqësues nga të gjitha partitë e Bundestagut.

Numri dy i qeverisë ka falënderuar Gjermaninë për përkrahjen e Kosovës, por në të njejtën kohë ka kërkuar që BE të ndërpresë izolimin e padrejtë për Kosovën.

“I falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit gjerman për Kosovën, i informova për zhvillimin e Kosovës në konsolidimin e shtetit si dhe u bëra thirrje që të ndërpritet izolimi i padrejtë në të cilin Bashkimi Evropian e ka lënë Kosovën. Para deputetëve theksova se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe se për këtë është e përcaktuar shoqëria kosovare dhe e tërë klasa politike e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në një postim në Facebook, pas takimit me zyrtarët gjerman. (lajmi.net)

2

3