Thaçi: Mikel Kuzhnini dha kontribut të madh për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Mikel Kuzhnini.

Lajme

23/08/2019 20:54

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Mikeli dhe familja e tij kanë dhënë kontribut të madh për pavarësinë e Kosovës, dhe afirmimin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i Thaçit në Facebook:

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit dhe atdhetarit të shquar të çështjes kombëtare, Mikel Kuzhnini. Mikeli dhe familja e tij kanë dhënë kontribut të madh për çlirimin, pavarësinë, demokratizimin e Kosovës dhe afirmimin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. /Lajmi.net/