Thaçi merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë nesër në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit në Prizren.

Lajme

26/01/2020 16:57

Të hënën shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Me kërë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit në Prizren.

Theksojmë se, gjashtë milionë hebrenj u vranë në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre. /Lajmi.net/