Thaçi mburret me reportazhin e Yahoo për filigranët e Prizrenit

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi ka shkruar në profilin e tij në Facebook për një reportazh të botuar në Yahoo, ku flitet për artin e filigranit në vendin tonë.

Lajme

12/09/2014 00:50

Thaҫi ka shprehur mburrjen me afirmimin e punëdoreve kosovare në këtë ueb faqe, e cila është ndër më të klikuara dhe lexuarat në botë.

“Sapo e pash një reportazh të Yahoo për artin e filigranit kosovar, ku gazetarja i quan këto punëdore kosovare të punuara në Prizren si “më të bukurat në botë””, ka shkruar Thaҫi.