Thaçi: Marrëveja e Ohrit, pikënisje e aspiratave të shqiptarëve për trajtim të barabartë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 18 vjetorit të marrëveshjes së Ohrit ka thënë se kjo e fundit ishte nisje e jetësimit të aspiratave të Shqiptarëve për trajtim të barabartë në Maqedoninë e Veriut.

Lajme

13/08/2019 13:03

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Kosova do të jetë gjithmonë partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, dhe faktor në ruajtjen e paqes në rajon, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar 18 vjet më parë, ishte pikënisje e jetësimit të aspiratave të shqiptarëve për trajtimin të barabartë dhe dinjitoz në Maqedoninë e Veriut. Ndonëse implementimi i kësaj marrëveshjeje mori shumë kohë, ajo sot është garantuesi më i madh i stabilitetit në Maqedoninë e Veriut. Republika e Kosovës gjithmonë do të jetë partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe faktor në ruajtjen e paqes në rajon. /Lajmi.net/