Thaçi: Lidhja me SHBA-të, obligim i shenjtë i cilitdo lider kosovar
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar një pjesë të letrës të cilën ia ka dërguar zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Lajme
Thaçi në një postim të tijin në Facebook ka shfaqur një pjesë të letrës që ia ka dërguar Joe Biden, ku shkruan që ky i fundit t’i ketë thënë që SHBA-të janë krenare për miqësinë me Kosovën.
Lexoni postimin e plotë të kryeministrit që shkroi në Facebook.
“Në letrën që ma dërgoi Zëvendës Presidenti i SHBA-ve dhe miku i përjetshëm i Kosovës, Joe Biden, ndër të tjera më tha: \”SHBA janë krenare të jenë mike e Kosovës — dhe do të jemi përjetshëm pranë juve\”.
“Edhe unë them se obligim i shenjtë i cilido lider të Republikës të garanton përjetshëm dhe palëkundshëm partneritetin strategjik, por edhe lidhjen emocionale me SHBA”.