Thaçi lëshon mbledhjen, akuzon bllokun opozitar për shkelje të Kushtetutës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që ka filluar në ora 11:00.

Lajme
Vetëm pak minuta pasi ka hyrë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, lideri i PDK-së e ka lëshuar sallën duke akuzuar Koalicionin LDK-AAK- NISMA.
Thaçi ka thënë se partia e tij nuk do të lejojë që një ‘grumbull muskujsh’ ta prish rregullin, transmeton GazetaExpress.
“Pati tendenca për ta shkelur kushtetutën, nëse deri tani veç nuk është shkelur”, ka thënë Thaçi.
Lideri i PDK’së ka thënë se seanca konstituive do të mbahet të enjten.
Ndërkohë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është duke vazhduar pa Thaçin.