Thaçi-Lajçakut: Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen finale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Bruksel, ku ka takuar përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajme

05/10/2020 17:42

Për këtë takim Thaçi ka njoftuar përmes llogarisë në Twitter, ku ka thënë se me Lajçakun ka zhvilluar bisedë të shkëlqyeshme.

Thaçi deklaroi se dialogu nuk ka alternativë, dhe se Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen finale.

“Ne kemi nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për ne. Duhet të veprojmë. Lajçaku ka mbështetjen time në këtë proces”, ka shkruar Thaçi. /Lajmi.net/