Thaçi: Kurti të lirojë sa më shpejtë zyrat e uzurpuara
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media pas votimit të qeverisë Hoti në Kuvendin e Kosovës.

Lajme
Thaçi ka uruar deputetët, kryeministrin dhe ministrat e ri të Kosovës.
“Si president i vendit uroj për mbarëvajtje të seancës, për maturi institucionale që treguan deputetët e Kuvendit, ata që votuan për dhe ata që mbajtën pozicionet e tyre. Është një ditë e rëndësishme sepse sot u vendos edhe një gur në themelin e shtetësisë së Kosovës. Dua të uroj kryeministrin Hoti, ministrat të gjithë për marrjen e detyrave të reja. Tani nuk kemi kohë të humbasim, por duhet të punojmë dhe të ballafaqohemi me sfidat që kemi para nesh”, tha Thaçi.
Ai më tutje i ka kërkuar ish-kryeministrit Kurti të lirojë zyrat për qeverinë e re.
“Nga Kurti kërkohet pranim-dorëzim sa më i lehtë i detyrës tek qeveria Hoti, kërkohet të heq dorë Kurti nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar, barrikadimi i tij që nuk i bën nderë as atij, as partisë së tij, as shtetit të Kosovës e as demokracisë në Kosovë. Pas shkarkimit ai po bëhet edhe më qesharak.”, tha Thaçi.
Thaçi gjithashtu ka përshëndetur zotimet e kryeministrit Hoti lidhur me qeverisjen e Kosovës dhe përballjen me temat kryesore.
“Detyrat që ka marrë sot qeveria e Kosovës, kërkojnë përgjegjësi të lartë, këtë e presin qytetarët, këtë e presin miqtë tanë. Presim nga qeveria të thellojë reformat në ekonomi, sundim të ligjit dhe qeverisje të vendit. Qeveria e re duhet të tregohet e përgjegjshme për anëtarësimin në NATO dhe BE. Edhe njëherë i bëjë thirrje BE-së, t’i vlerësojnë pozitivisht të arriturat e Kosovës dhe të mos vonohen në liberalizimin e vizave.”, tha Thaçi. /Lajmi.net/
https://www.facebook.com/lajminet/videos/582949852629043/?__xts__[0]=68.ARDwTd8FORVuBd1HeELfXE228tyCRfJB0wDcpNKEcKLa4B8Vlwl6-kTe-yXqSdvnCQ2iX2M_Se7MF4I4ccwDr8hoYBSQHa-x93GmMiAFIgAr8-Cy_5Ppz6X0hfnStct8nX_jSt7ea94hqvjMy4O6m_xZRaCTTRabl1wcFp0xxsDBnNiRlliFccGbUwZZjeijK-aumovA8ZR6IUNTENbu28Si5Ltv2Kr3PZ5pXMeWyM00wM1HoOCmbKIvjiPS6caN-0q_qqyo9SswMWxp5AkyYLGEiSNp3LwYa6R-r39mcr4mzNSUCf4MSxMRvdXEWZ5XxKAVVNKF6DMlHRBdyZWzIoaIZ65c0fswsyc&__tn__=-R