Thaçi kujton kohën kur bënte fushatë: Unë i realizoja premtimet
“Të gjithë mund ta pyesin veten: atë që unë e pata premtuar për rritje pagash, a e kam realizuar apo jo? Tash jam duke u takuar me qytetarët për t’i thirrur të dalin në zgjedhje në numër sa më të shumtë. Sa i përket premtimeve zgjedhore, është në përgjejgësi të liderëve nëse atë që premtojnë do ta realizojnë”.
Lajme
Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, në Analizën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka kujtuar kohën e tij sa ishte kryeministër e sa bënte ende fushata.
Ai tha se premtimet që i ka bërë në kohën e tij si kandidat për kryeministër dhe lider partie i realizonte gjithmonë.
I pari i shtetit edhe ka vënë në projeksion premtimet e kandidatëve për kryeministër në raport me premtimet e dikurshme të tij, për ta pasuar me komente për rrugën e Kosovës pas zgjedhjeve.
“Të gjithë mund ta pyesin veten: atë që unë e pata premtuar për rritje pagash, a e kam realizuar apo jo? Tash jam duke u takuar me qytetarët për t’i thirrur të dalin në zgjedhje në numër sa më të shumtë. Sa i përket premtimeve zgjedhore, është në përgjejgësi të liderëve nëse atë që premtojnë do ta realizojnë”.
“Kosova i ka obligimet e veta si shtet: themelimi i ushtrisë, sa më shpejt që është e mundur dhe në të njëjtën kohë duhet përmbyllur procesi i liberalizimit të vizave. Dermarkacioni duhet të përmbyllet si rrjedhojë e një bashkëpunimi të spektrit politik. Dhe duhet të vazhdohet me reformat në ekonomi, politikë, rend dhe ligj”.
Lexoni edhe:
Thaçi: S’po bëj fushatë, kontaktet me qytetarë janë stili im i punës