Thaçi: Kujdes të mos i prishim marrëdhëniet me shtetin mik Slloveninë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ndalimin e kreut të AAK-së në Lubjanë të Sllovenisë, por në të njëjtën kohë u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të kihet kujdes që të mos prishen marrëdhëniet me shtetin mik të Sllovenisë. Ai këto deklarata i ka bërë në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet miratimi i një Rezolute, e cila nëse miratohet do të obligonte qeverinë t’i dërgonte notë proteste Sllovenisë.

Lajme

18/06/2015 12:26

Thaçi, ka kërkuar që incidentet si ky i kreut të AAK-së, por që kanë ndodhur edhe më herët me Agim Çekun, Fatmir Limajn dhe me vetë atë, të mos ndikojnë në prishjen e raporteve bilaterale dhe të shkëlqyera që Kosova ka me Slloveninë.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të një liste të emrave me aktakuza të kohës së Millosheviqit të cilat janë përsëritur edhe në vitin 2006 nga Kushtenica. Ajo që ka ndodhur dje ka ndodhur edhe me zyrtarët e tjerë, por edhe me mua edhe në Lubjanë edhe në Budapest, por edhe me ish – kryeministrin Agim Çekut. Natyrisht se ky fenomen është shqetësues. Jemi angazhuar maksimalisht me të gjitha autoritetet ndërkombëtare që kjo çështje të tejkalohet dhe të zgjidhet menjëherë e përgjithmonë. Kjo çështje zgjidhet drejtpërdrejt nga Brukseli”, tha Thaçi gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Thaçi tha se ndalimi i deputetit Haradinaj mund të jetë çështje procedurale e ndonjë polici i cili sipas tij detyrohet të veprojë sipas listës që ka.

Ai e ka quajtur të pajustifikueshme ndalimin e Ramush Haradinajt, por që kjo çështje duhet të diskutohet seriozisht në Bruksel dhe kjo çështje të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

Ai ka thënë se nuk duhet vepruar me emocione por çështja duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale.

Ai është zotuar se kjo çështje do të zgjidhet në mënyrë institucionale.

Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka thënë se ndalimin e Ramush Haradinajt në Lubjanë e ka përcjellë me shqetësim.

“Të gjithë e kemi përcjellë me shqetësimin, ndalimin e Haradinajt në Lubjanë që ishte transit në slloven. Dëshiroj të tregoj që Presidentja, ministria e Jashtme, ministria e Drejtësisë, kemi vendosur kontakte me autoritetet më të larta të autoriteteve sllovene dhe BE”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se listat e dërguara në Interpol nga Serbia, janë të kohës së Millosheviqit.

Sipas Thaçit, instiutcionet e vendit janë angazhuar maksimalisht në tejkalimin e këtij problemi njëherë e përgjithmonë.

“Jemi angazhuar maskimlaisht që kjo çështje të tejkalohet e të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, kjo gjë nuk zgjidhet në mes të Kosovës dhe ndonjë shtetet tjetër, kjo gjë zgjidhet me anëtarësimin e Kosovës në Interpol”, tha Thaçi.

Sipas tij, ky problem do të duhet të trajtohet edhe në takimet në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Kurse Donika Kadaj-Bujupi, shefe e grupit parlamentar të AAK-së, ka kërkuar që kjo rezolutë të miratohet dhe se qeveria siç është shprehur ajo nuk ka të drejtë të ndërhyj në këtë rezolutë. (lajmi.net)