Thaçi komenton fjalimin e Papa Franceskut

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi e ka komentuar fjalimin e së premtes të Papa Franceskut në Ankara të Turqisë.

Lajme

29/11/2014 11:33

Thaçi këtë fjalim të Papës e ka quajtur si shumë mbresëlënës, ndërsa ka krahasuar historinë e tolerancës ndërfetare të Turqisë me atë të Kosovës

Me këtë rast, Thaçi në një postim në profilin e tij në Facebook ka thënë se Kosova ka rrënjë të shëndosha të tolerancës shekullore ndërfetare por duhet punuar edhe më shumë nga të gjithë ne që Kosova të mbetet si fole e shumë komuniteteve.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Lexova fjalimin mbresëlënës të Papa Francisit në Turqi. Fjalimi i urtë i Kreut të Kishës Katolike u lexua në Turqinë që sot është me shumicë muslimane por që ishte historikisht edhe vatër e vjetër shume feve dhe kulturave. Papa Francisi fokusohet në respektimin e të drejtave fundamentale të njeriut por edhe ushtrimit të fesë si bazë për paqe afatgjate në botë.

Kosova ka rrënjë të shëndosha të tolerances shekullore ndërfetare por duhet punuar edhe më shumë nga të gjithë ne që Kosova të mbetet si fole e shumë komuniteteve, të mëdha dhe të vogla, që të gjitha kanë rol dhe hise në Kosovën e re. HTH