Thaçi kërkon marrëveshje ndërpartiake

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi thotë se të gjithë liderët politikë të interesuar për ndërtimin e institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit, duhet të komunikojnë, të bashkëpunojnë dhe të ndërtojnë një marrëveshje institucionale të qëndrueshme e stabile.

Lajme

28/10/2014 20:02

Thaçi ka deklaruar se duhet punuar më shpejt që të arrihet marrëveshje ndërpartiake për të ndërtuar institucionet e vendit.

“Duhet të nxitohemi dhe të punojmë më shpejt që të arrihet marrëveshja ndërpartiake sa më parë që është e mundur dhe t’i përgjigjemi ftesës së Presidentes për një takim të përbashkët dhe të gjejmë formulën që është në përputhshmëri me interesat e qytetarëve dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënmë ai.

Sipas Thaçit, asnjë lider nuk duhet të mendojë për interesat partiake ose personale, por duhet të punojë me maturi të madhe për interesat e vendit dhe të qytetarëve.

Këto komente ai i ka bërë në pritjen e organizuar me rastin e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.