Thaçi i tregon opozitës se pushteti fitohet me vota, e jo me dhunë
Zëvëendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi thotë se opozita po vazhdon të përdorë dhunën për të realizuar qëllimet e veta politike.

Lajme
Thaçi thotë se opozita duhet ta kuptojë “se pushteti fitohet vetëm me votë e asesi me dhunë”.
“Për fat të keq, opozita po vazhdon të përdorë dhunën për të realizuar synimet e veta politike. Lidershipi i opozitës duhet të kuptojë se pushteti fitohet vetëm me votë e assesi me dhunë. Mungesa e besimit të qytetarëve nuk kompenzohet me ekstremizëm politik. Institucionet legjitime të Republikës do të vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht zhurmës dhe akteve të dhunës nga pakica opozitare”, shkruan Thaçi në Facebook, raporton lajmi.net.