Thaçi i reagon Daçiqit e Vulinit: Veprime të tilla dëmtojnë dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deklaratave fyese të zyrtareve serb për viktimat e luftës, Ivica Daçiq dhe Aleksander Vulin.

Lajme

05/10/2020 18:51

Përmes një postimi në Twitter Thaçi tha se deklaratat fyese të Daçiq itdhe Vulinit për viktimat e luftës në Kosovë, janë prova se Serbia nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste.

Sipas tij, veprime të tilla dëmtojnë dialogun.

“Deklarata fyese të Daçiq dhe Vulin për viktimat civile të luftës, të vrarë nga regjimi i Millosheviçit, janë provë se Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste. Veprime të tilla dëmtojnë dialogun dhe minojnë përpjekjet tona të përbashkëta për pajtimin”, ka shkruar Thaçi. /Lajmi.net/