Thaçi i reagon ashpër Vuçiqit: Nuk mund t’i mohoni krimet që keni bërë në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratave të krerëve politikë në Serbi të cilët mohojnë vazhdimisht të kenë kryer krime në Kosovë e Bosnje.

Lajme

05/12/2019 17:22

Presidenti Thaçi është shprehur se politikat gjenocidiale të Serbisë nuk mund të mbrohen.

Ai ka shtuar gjithashtu se paqja, pajtimi e drejtësia nuk mund të ndërtohen mbi bazën e mohimit të krimeve.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Shoh shumë zyrtarë nga Serbia që mohojnë disa nga krimet më të këqija kundër civilëve që ndodhen në Evropë, të konfirmuara nga Gjykata Ndërkombëtare si Reçaku. Politikat gjendocidiale serbe nuk mund të mbrohen. Ato duhet të denoncohen. Paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohen bazuar në mohimin e krimeve”. /Lajmi.net/