Thaçi i përgjigjet Serbisë

Deklarata e presidentit Hashim Thaçi si përgjigje ndaj Serbisë, si duket është nxjerr prej kontekstit nga mediat.

Lajme

09/04/2018 14:38

 

Ai në Koshare nuk ka përmendur fare pushkët.

“Edhe sot Kosova dhe rajoni ballafaqohen me sfida. Kosova nganjëherë po ballafaqohet edhe me kërcënime të drejtpërdrejta të Beogradit, por edhe sot nga Kosharja përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë, çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi siç ju kemi përgjigjur edhe më herët për largimin e çdo pretendimi kërcënues nga Serbia dhe kushdo tjetër”, ka thënë Thaçi në Koshare.