Thaçi: I lumtur me fitoren e verdhekaltërve

Presidenti i Kosovws, Hashim Thaçi, i cili ndodhet nw Armeni, pas fitores sw Kosovws nw ndeshje me Maltën ka uruar ekipin e Kosovws.

Lajme

11/10/2018 23:04

Thaçi thotë se ngadalë, por me hapa të sigurt po e ndërtojmë një ekip fantastik, transmeton lajmi.net.

“Ndeshjen nuk e pashë, por golat po. I lumtur me fitoren e verdhekaltërve. Ngadalë, por me hapa të sigurt po e ndërtojmë një ekip fantastik, që pa asnjë dyshim do të korrë edhe shumë fitore të tjera në të ardhmen”, ka shkruar Thaçi nw Facebook.

Kujtojmë se Kosova ka mbyllur ndeshjen kundër Maltës me rezultat 3 me 1. /Lajmi.net/