Thaçi i kundërvihet Daçiqit me një notë proteste

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, ka thënë se numri i shteteve që kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës, është rekord nëse shkohet agjenda e Këshillit Ekzekutiv.

Lajme

15/09/2015 12:56

Ai ka thënë se kjo është një dëshmi që tregon se Kosova nuk duhet të mbetet e izoluar.

“Po e shikuat agjendën e këtij këshilli në vitet e shkuara, ky është numër rekord shtetesh që janë bashkënënshkruese të iniciativës dhe tregon se ka një argument të gjerë në botë sipas të cilit Kosova nuk duhet të mbesë e izoluar, por të jetë e integruar në bashkësinë ndërkombëtare, është shprehur Thaçi për gazetën “Danas”.

Shefi i diplomacisë kosovare duke folur për reagimet e Beogradit, par anëtarësimin e Kosovës në UNESCO ka thënë se këto qëndrime bien ndesh me Marrëveshjen e Brukselit. Ai ka thënë se Kosova ka dërguar notë proteste të të gjitha vendet anëtare të UNESCO-së, ndaj propagandës serbe.

“Reagimet e Serbisë bien ndesh me Marrëveshjen e Brukselit, e në disa pjesë janë po ashtu të papranueshme. Kemi dërguar nota proteste në të gjitha vendet anëtare për shkak të gjuhës që përdorin zyrtarët serbë, e cila është fare e papranueshme. Ambasadori serb në Paris fton kundër Kosovës në front të llojit të vet të krishterë, që thënë më së buti është një reagim shumë ekstrem. Mendoj se shumica e shteteve të UNESCO-s vlerëson që ne nuk jemi të angazhuar në një fushatë të tillë negative dhe, ta them të vërtetën, nuk lodhem për taktikat serbe, jam i fokusuar në mbledhjen e votave për njerëzit e rinj të Kosovës që të fitojnë të njëjtat shanse si të gjithë të rinjtë e tjerë në botë në pjesëmarrje në trupin global që i kushtohet kulturës, arsimit dhe shkencës”, ka thënë Thaçi për Danas, transmeton lajmi.net.

Ai ka folur edhe formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, duke shtuar se kjo forcë do formohet.

“Kosova do të ketë forcat e armatosura, meqë kjo nuk është vetëm dëshirë por edhe domosdo e dëshmuar. Kemi marrë mbështetje të madhe nga NATO për forcat tona të sigurisë dhe evoluimin e tyre dhe tash po ashtu kemi hartuar Strategjinë e Sigurisë. Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë ushtri multietnike, nën kontrollin civil dhe do të jetë shumë mirë nëse politikanët serbë në Kosovë i shohin si kontribut paqes dhe arkitekturës stabile të sigurisë në Ballkan. Po ashtu jemi të vetëdijshëm se këto forca duhet të jenë të integruara në familjen e popujve atlantikë në mënyrë që në një kontakt të ngushtë me aleatët tanë të kompletojmë këtë transformim në mënyrë të përshtatshme”, ka deklaruar  Thaçi.