Ai ka vënë bast publik për këtë në T7, teksa ka thënë se një ide e këtillë nuk bën të demonizohet.
“Kur ia hjekim frikën që kjo ide imponohet, unë jam i bindur që ideja e bashkimit kombëtar shkon mbi 90 për qind dhe unë vë bast për këtë”, ka deklaruar ai.
Tutje, ai ka kategorizuar edhe motivet që ekzistojnë për bashkimin kombëtar.
“Nuk ka asnjë arsye racionale me e demonizu bashkimin kombëtar. Po, mos të harrojmë diçka, janë një varg kategorish njerëzit që kanë motive të ndryshme sa i përket bashkimit kombëtar. Ka kategori të njerëzve që motiv e kanë për arsye ekonomike, emocionale, të sigurisë, e kështu me radhë”, ka shtuar opinionisti Thaçi.