Thaçi: Hyrja ilegale e Gjuriqit në Kosovës, inskenim i Vuçiqit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ardhja e Marko Gjuriqit në Kosovë ishte një inskenim nga Serbia dhe presidenti serb Aleksander Vuçiq.

Lajme
Ardhja e Gjuriqit pa leje nga institucionet shtetërore të Kosovës, sipas Thaçit, ishte skenar i përgatitur nga Serbia, i cili është bërë publik edhe në takimin në Bruksel.
“Vuçiqi e ka urdhëruar Gjuriqin të vij në Kosovë. Arsyeja është se Vuçiq ka humbur mbështetjen e plotë ndërkombëtare me idetë e tij për ndarjen e Kosovës që ka proklamuar, ka humbur mbështetjen e plotë të të gjithëve kudo që ka shkuar”, ka theksuar Thaçi.
Ai ka thënë se të gjitha institucionet relevante në Republikën e Kosovës kanë qenë të njoftuara për ndalimin e tij. /Lajmi.net/