Thaçi: Haxhi Shalën e kam mik, ka kërkuar opinionin tim dhe ia kam thënë hapur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Rubikon të Klan Kosovës ka folur lidhur me vizitën e tij tek deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala një ditë para votimit të qeverisë.

Lajme

09/06/2020 21:10

Presidenti Thaçi është shprehur se Shalën e ka mik të mirë dhe e ka vizituar si mik, e Shala ia ka kërkuar opinionin, shkruan lajmi.net.

“E kam mik të mirë. Unë i vizitoj dhe takoj miqtë. Unë kam dhënë opinionin tim, në funksion të krijimit të institucioneve. Kështu që mirëmbajtja dhe funksionimi i institucioneve është shërbimi im. Ne jemi miq, kemi punuar në një parti bashkërisht, e vlerësoj punën dhe angazhimin e tij personal dhe familjar. E ka kërkuar edhe mendimin tim. Paksa është ekzagjeruar, por rëndësi ka ajo që Haxhiu është i fundit që i jap këshilla për të mos i lënduar institucionet. Unë do të jap këshilla.”, tha presidenti Thaçi.

Më tutje, ai shprehet se e vlerëson sinqeritetin e Shalës dhe sipas tij, ai me votën e tij pro qeverisë e ka nderuar shtetin.

“Unë e vlerësoj sinqeritetin e tij, në anën tjetër vendimi është i tij, ndërsa nëse ai ka menduar që na nderon me atë qëndrim të tij, mendoj se e ka nderuar vendin, shtetin, ndërtimin e institucioneve të vendit e ka ndihmuar dhe nëse ai ka vlerësuar që duhet në emër tonin ta japë atë votë, le ta japë. Ai e ka kërkuar mendimin tim, unë i kam thënë në vendin tënd po të isha, do të votoja”, tha Thaçi. /Lajmi.net/